Daniel Craig zbuloi pse pothuajse e refuzoi rolin e James Bond
Magazina
Lexohet për: 1 min.
Foto Arkivë
Aktori britanik ka zbuluar detaje nga karriera e tij dhe filmat për agjentin e njohur James Bond.
Daniel Craig në podkastin e Hollywood Reporter's Awards Chatter ka pranuar se në fillim nuk ishte entuziast për rolin e ofruar.
"Unë thashë jo. Nuk kishte asnjë skenar në atë kohë, por arroganca ime ishte e pabesueshme gjithsesi, kështu që thashë, "derisa ta shoh skenarin, nuk mund të marr një vendim", komentoi ai.
"Ishte një frikë, nga ajo dhe shumë gjëra të tjera, se do të ma kthente jetën përmbys. Unë fitoja mirë atë kohë dhe do të isha i lumtur nëse do të kisha bërë atë që kisha bërë për pjesën tjetër të jetës”, tha ai.
Para se të xhironte filmin e parë, ai u konsultua me paraardhësin e tij Pierce Brosnan, i cili i tha të pranonte rolin.
Craig luajti agjentin e famshëm 007 në Casino Royale, Quantum of Solace, Skyfall, Spectre dhe No Time to Die nga 2006-2021. Ende nuk dihet nëse do të ketë një vazhdim të gjashtë dhe cili do të jetë agjenti i radhës nga skena e madhe e filmit.