White humbet finalen e Ligës së Kampionëve dhe Botërorin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
White humbet finalen e Ligës së Kampionëve dhe Botërorin
New Project (42)
12/05/2026 - 16:34
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White, është detyruar t’i japë fund sezonit para kohe pas një lëndimi të rëndë në ligamentin medial të gjurit (MCL), të pësuar gjatë fitores ndaj West Ham.

Ky lëndim vjen në momentin më të keq të mundshëm për trajnerin Mikel Arteta, i cili duhet të gjejë një zgjidhje për finalen e madhe të Champions League kundër PSG-së më 30 maj.

Përveç mungesës te "Gunners", 28-vjeçari duket se ka humbur edhe shansin e artë për të përfaqësuar Anglinë në Botërorin e kësaj vere, pasi Thomas Tuchel vështirë se do të rrezikojë me një lojtar të lënduar vetëm një muaj para nisjes së kompeticionit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026