West Ham i ndalon Adama Traore-s palestrën
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
West Ham i ndalon Adama Traore-s palestrën
Untitled
03/03/2026 - 18:32
Linku u kopjua

Trajneri i West Ham, Nuno Espirito Santo, ka marrë një vendim të pazakontë duke i ndaluar sulmuesit anësor, Adama Traore, ngritjen e peshave në qendrën stërvitore.

Ndonëse lojtari 30-vjeçar njihet për fizikun e tij mbrësëlënës, trajneri beson se gjenetika e tij ka arritur kufirin dhe shtimi i mëtejshëm i masës muskulore mund të dëmtojë shpejtësinë e tij karakteristike.

Vendimi erdhi pasi shoku i skuadrës, Crysencio Summerville, publikoi një video të Traore-s duke ngritur 145 kg në "bench press", pavarësisht se spanjolli kishte deklaruar më parë se nuk ushtrohej me pesha.

Nuno, i cili e ka stërvitur Traore-n edhe te Wolves, theksoi se lojtari duhet të fokusohet vetëm në ushtrime parandaluese të lëndimeve dhe jo në forcimin e muskujve, pasi "pesha që mbart aktualisht është e mjaftueshme".

Ish-lojtari i Barcelonës, i cili u transferua te West Ham në janar për 2 milionë paund, po kërkon ende vendin e tij si titullar në betejën e "Hammers" për mbijetesë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026