Washington Post: Zgjidhni Shqipërinë, do gjeni male idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike
Lexohet për: 2 min.
turizmi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij Facebook një shkrim të medias prestigjioze "Washington Post", ku kjo e fundit fton turistët të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar, si alternativë edhe ndaj ishullit të famshëm grek, Mikonos.

“JA EDHE KOLOSI MEDIATIK Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta, qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut", shkruan Rama.

Në vend të ishullit grek Mykonosit i cili renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë, në shkrimin e "Washington Post", Shqipëria sugjerohet destinacion pushues si një vend ku gjen plazhe mesdhetare, male idilike për ecje, çiklizëm apo dhe qytete antike.

"Greqia renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në trend i Airbnb për përdoruesit amerikanë. Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë . Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, shkruan "Washington Post".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024