Walker: Kam shpresuar që do t’i zgjatet jeta Millosheviqit dhe të plaket në burg
Lajme
Lexohet për: 2 min.
476195847_635911402452499_722626540575300748_n
3 orë më parë
Linku u kopjua

Ka qenë prej momenteve të krenarisë më të madhe të mijat përballja me atë kriminel lufte (Sllobodan Millosheviq) dhe t’ia them gjërat në sy. Kam shpresuar që do t’i zgjatet jeta dhe do të plaket në burg. Kështu është shprehur ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker të shtunën derisa po zhvillohej një diskutim publik në ambientet e “Reportin House”.

Walker ndau ngjarje dhe përvoja nga misioni i tij në Kosovë, karriera e tij dhe pak nga jeta private.

Ai tha se pas përfundimit të misionit në Kosovë, asnjë anëtarë i OSBE-së nga selia kryesore, nuk e kishin pyetur asgjë lidhur me punën e tij në Kosovë.

Walker tregoi se çfarë i kishte thënë Madeleine Albright, por që nuk kishte ndodhur ashtu.

Në mesin e shumë temave, Walker të shtunën foli edhe për përballjet e tij me ish-presidentin e Jugosllavisë i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

Ai tha se Millosheviq nuk kishte “lëshuar pe” asnjëherë kur Walker dëshironte të argumentonte diçka për Kosovën, që nuk i konvenonte atij.

Walker thotë se krenaria më e madhe e tij ishte përballja me siç e quan ai kriminel lufte, Sllobodan Millosheviqin.

“Ka qenë prej momenteve të krenarisë më të madhe të mijat përballja me atë kriminel lufte dhe t’ia them gjërat në sy. Kjo nuk ndodhë shpesh nëpër botë. Kam shpresuar që do t’i zgjatet jeta dhe do të plaket në burg”, tha Walker .

Ndër të tjera, Walker tregoi ngjarjen se si sekretari i përgjithshëm i NATO-s atë kohë Javier Solana e kishte takuar në shkallët e selisë së NATO-s dhe e kishte pyetur se çfarë duhet të bëjnë për situatën në Kosovë.

Ai tha se i kishte thënë që zgjidhje e vetme kishte mbetur bombardimi.

Përveç këtyre, Walker foli edhe për masakrën e Reçakut, rastin “Panda” dhe ngjarje të tjera përgjatë misionit të tij në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025