Bashkimi Evropian thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe jashtë dialogut të Brukselit. Sipas tyre, çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë, ndërmjetësuesin e BE-së si dhe të jetë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015. Përkitazi me këtë, në unionin evropian kërkojnë nga ekzekutivi kosovar që pa vonesa ta dërgojnë draft-statutin e Asociacionit, të hartuar nga BE-ja në Gjykatën Kushtetuese.
Një ditë pasi kryeministri Albin Kurti tha se nuk mund të bëjë asociacione të komunave në cilësinë e shefit të qeverisë dhe se iu takon komunave të bëjnë asociacionin, në BE thonë se Qeveria nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj në kuadër të dialogut apo t’ua delegojë ato komunave me shumicë serbe.Në anën tjetër, njohësit e procesit të dialogut thonë se pavarësisht presionit ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh. Sipas tyre, kryeministri Albin Kurti nuk do të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese pa përfunduar zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi një gjë e tillë do të ndikonte në humbjen e votave në zgjedhje.
Sipas tij, Kurti e ka pranuar në parim draft-statutin, në prani të liderëve evropianë dhe se i njëjti është mbështetur nga 27 vendet e BE-së. Andaj, siç thotë ai kualifikimi i këtij dokumenti si një “non-paper” shpërfill ftesën e Këshillit të Bashkimit Evropian për të vazhduar mbi këtë bazë dialogun e Brukselit.
Në anën tjetër, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se Bashkimi Evropian e ka bërë obligim për Kosovën draft-statutin e Asociacionit të hartuar nga ata. Sipas tij, një gjë e tillë po shihet në bazë të qëndrimeve të institucioneve të BE-së dhe liderëve evropianë.
Sipas saj, Kurti nuk do të dërgojë draftin në Kushtetuese edhe për shkak të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe rrezikut që kjo temë t’i humbë vota.
Në vitin 2013, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, e cila u ratifikua edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë prej dy të tretave. Mes tjerash, aty parashihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përkitazi me këtë temë, Kosova u dakordua edhe për marrëveshjen e parimeve për Asociacionin në vitin 2015, derisa në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit të arritur në vitin 2023, parashihet zbatimi i marrëveshjeve të kaluara dhe krijimi i një vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë./E.Zeqiri/