VV takim me mërgatën në Prishtinë, merr pjesë edhe Kurti
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
VV takim me mërgatën në Prishtinë, merr pjesë edhe Kurti
Kurti
22/07/2026 - 19:50
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se më 1 gusht do të organizojë një takim me bashkatdhetarët në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në këtë takim do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbledhë simpatizantë, anëtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të mërgatës në pritjen tradicionale që organizohet gjatë sezonit të ardhjes së diasporës në Kosovë.

Aktiviteti pritet të nisë në orën 20:00, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë së bashku me familjet dhe miqtë e tyre.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026