Vuçiqin e pret fati i Gjuriqit nëse vjen pa leje në Kosovë, thotë Ramadani
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas posterëve provokues në veri.

Sipas tij, në rast se Vuçiq hyn pa leje në Kosovë, nuk ka arsye të trajtohet ndryshe përveç se të arrestohet, për çka njëjtë ka deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

"Ministri i Punëve të Brendshme ka të drejtë. Nëse presidenti i Serbisë, Vuçiq, hyn pa leje në Kosovë, nuk ka asnjë arsye të trajtohet ndryshe, përpos si shkelës i ligjeve dhe marrëveshjeve në fuqi. E pati provuar (Marko) Gjuriq më 26 mars 2018. Standardi është vendosur qysh atëherë", ka shkruar Ramadani në X.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së postereve provokues, ku thuhet se “po presin presidentin e Serbisë të vijë” duke e quajtur atë ‘komandant’”.

Sveçla ka porositur se nëse Vuçiq vjen në Kosovë pa lejen e Prishtinës zyrtare, ai do të vihet prapa grilave.

“Edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024