Vuçiq: S’kemi udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
Vuqiq-0405232
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk mund të konfirmojë që "ka ndonjë udhërrëfyes", për daljen nga kriza në veri të Kosovës.

Këto komente ai i bëri pas takimit bilateral me përfaqësuesin e lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, duke iu referuar bllokimit të qarkullimit të kamionëve me mallra serbe në kufi me Kosovën.

Vuçiq tha se do të takohet me përfaqësuesit e BE-së por nuk sheh asnjë arsye për të biseduar me Albin Kurtin.

Vuçiq ka thënë se nuk mund të konfirmojë që "ka ndonjë udhërrëfyes", për daljen nga kriza në veri të Kosovës, derisa shtoi se ato nuk janë ultimatume.

Borrell dhe Lajçak janë atakuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025