“Vuçiq kupton vetëm gjuhën e parave”, deklarata e eurodeputetit kroat
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Vuçiq kupton vetëm gjuhën e parave”, deklarata e eurodeputetit kroat
toninop
08/06/2026 - 12:48
Linku u kopjua

Eurodeputeti kroat, Tonino Picula, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e shfrytëzon pozitën gjeopolitike të vendit të tij në raport me Bashkimin Evropian.

Sipas Piculës, Vuçiq po përpiqet të bindë Brukselin se politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor nuk mund të zbatohet pa Serbinë.

“Vuçiq po përpiqet ta fokalizojë politikën e Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor si një politikë që nuk mund të zbatohet pa Serbinë”, është shprehur ai.

Megjithatë, eurodeputeti kroat vlerësoi se Bashkimi Evropian mund të ndryshojë qasjen ndaj Beogradit dhe të reagojë më ashpër ndaj problemeve demokratike në Serbi.

Sipas tij, masa më efektive për të ndikuar në ndryshimin e politikave të presidentit serb do të ishte ndërprerja e mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian.

“E vetmja gjuhë që Aleksandar Vuçiq e kupton është gjuha e ndërprerjes së fondeve financiare”, deklaroi Picula.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026