Presidentja Vjosa Osmani në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mori me vete katër heroina për të dëshmuar se ato janë mbrojtëset e së vërtetës të dhunës serbe gjatë luftës në Kosovë. Osmani kishte marrë me vete Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tahirin, për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe e vërteta do të mbrohet. Gjatë fjalimit të saj, Osmani ka folur edhe për gratë që ka qenë pjesë e delegacionit të saj në takim - një e mbijetuar e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë, Elhame Muçolli, një grua që ka familjarë të zhdukur në luftë, Fahrije Hoti, si dhe dy gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri.
Pjesëmarrja e tyre në KS të OKB-së nuk i ka pëlqyer Beogradit zyrtar, i cili vazhdimisht po hedh poshtë krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe dhunimet seksuale gjatë luftës. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur sot në Nju Jork rreth pjesëmarrjes së heroinave kosovare në KS të OKB-së. Ai për këtë ka “fajësuar” britanikët dhe amerikanët, të cilët sipas tij, i kanë lejuar të hyjnë brenda.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.