“Vuçiq është kukull që kontrollohet nga Putini”
Lexohet për: 4 min.
tryeza-expertet-rusia-ballkani-dyta-260222
2 vite më parë
Linku u kopjua

Profesorët e Universitetit të Prishtinës, tregojnë për synimin e Rusisë dhe për ndikimin që ajo mund ta ketë në zgjedhjet e prillit të Serbisë në Kosovë.

Ata në konferencën “The Geopost” me temën “Ndikimi rus në Ballkan-Kriza në Ukrainë”, thanë seVuçiq kontrollohet nga Putini.

Ibrahim Gashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, tha se Rusia përmes nënshtrimit të Ukrainës, tenton të testojë reagimet e NATO-s në mbrojtje të vendeve tjera aleate.

"Cedimi i një pjese të territorit të Ukrainës, pushtimi i dytë i Ukrainës dhe inponimi i një qeverie kukull e cila mund të qeverisë nën asistencën e kontingjentit të forcave ushtarake ruse atje, përmes nënshtrimit të Ukrainës të testojë reagimin e perëndimit dhe të NATO-s në mbrojtje të vendeve aleate, anëtarët e NATO-s në Evropën lindore me theks të veçantë Republika baltik, nënshtrimin e Ukrainës ta shfrytëzoje për krijim e ndonjë aleance të re ushtarake  me ish-republikat e ish-bashkimit sovjetik si kundër vënie e aleancës së NATO-s dhe skenari me imagjinar përpjekja e nënshtrimit të Ukrainës të shërbejë si uverturë  e planit për rikthimin e një kreature shumë kombesh siç ishte bashkimi sovjetik", theksoi Gashi.

Edhe profesori, Arben Hajrullahu tha se kjo gjendje mund të ndikojë në zgjedhjet e Serbisë të cilat do të mbahen në muajin prill.

"Kosova nuk është shtet anëtarë i OSBE-së jo për shkak të mosinteresimit për mos më qenë pjesë e OSBE-s, por për shkak  bllokimit të suksesshëm që ja bënë Serbia anëtarësimit edhe në kombet e bashkuara por edhe në OSBE apo edhe në organizatat e tjera pan evropiane. Ky ndikim rus i cili herë është me intensitet më të lartë here më të ulët varësisht nga zhvillimet të cilat ndodhin në qoftë se do ketë rritje dhe nëse vjen ajo vazhdohet më këtë politikën e ledhatimit të Serbisë vetëm që ta mbajë një formë ose tjetër deklaritivisht sado që është ky deklarim në binar për një të ardhme evropiane të Serbisë e në qoftë se tentohet të ushtrohet presion ndaj një pale ka kapacitete më të pakta siç është Republika e Kosovës që të lejon diçka të këtillë që të vazhdohet më atë që është quajte si praktikë e mbajtjes së zgjedhjeve Serbisë në Kosovë ,rezultati është ky se do kemi një mbështetje lideri autoritar që është Vuçiq i cili pak a shumë është një lloj kukulle, ajo që kontrollohet nga Putini", deklaron ai.

Kontribuesi në “Geopost” nga Shkupi, Xhelal Neziri tregon se mediat luajnë rol të veçantë në informimin dhe se të njëjta përkufizojnë shtetin rus si shtet municion për Maqedoninë e Veriut.

"Mediat janë një mjet i rëndësishëm i Rusisë në Maqedoninë e Veriut për të arritur këtë që të krijoj një perceptim një diluzion ku e përkufizon shtetin rus si shtet municion ndaj Maqedonisë së Veriut. Ne e dimë se miqësia megjithatë ka disa indikator se si mund të matet si miqësi personale po ashtu edhe ajo ndërshtetërore, por ky percepsion krijohet ndërmjet mediave të cilat operojnë në Maqedoninë e Veriut sidomos ato në gjuhët maqedonase... Nuk ka asnjë media ne kemi bërë një monitorim dhe një hulumtim për të parë nëse ka media nëse janë mundësitë të ndonjë shtetasi rus apo kompanie ruse në Maqedoninë e Veriut, por nuk kemi hasur në mundësi të drejtpërdrejtë", ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024