Vuçiq: Bisedimet përfunduan pa sukses pasi Kurti refuzoi planin evropian
Lexohet për: 1 min.
Vuqiqi-140923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bisedimet në Bruksel sot përfunduan pa sukses, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi planin evropian.

Pas takimit me Kurtin, ai ritheksoi qëndrimin e tij se Asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.

Vuçiq para mediave foli edhe për mundësitë e zgjedhjeve të reja në veri, ku tha se zgjidhja më e mirë është dorëheqja e kryetarëve aktual.

“Është e qartë se na pret një kohë e vështirë, por Serbia u përpoq shumë dhe ishte një partner shumë konstruktiv, serioz dhe i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar, do të shohim se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen dhe me të gjithë ata që zgjidhja më e mirë është dorëheqja", theksoi ai. /KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/kurti-ne-bruksel-smundet-te-kete-kompromis-me-kushtezime-te-serbise-per-asociacionin/
https://kosovapress.com/admin/borrell-kurti-seshte-i-gatshem-per-asociacionin-zgjedhjet-permes-doreheqjes-se-kryetareve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025