Vuçiq: Bisedimet në Bruksel do të jenë të vështira
Lexohet për: 2 min.
96121660841598
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha të dielën se bisedimet për normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës do të jenë shumë të vështira.

Vuçiq në një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, diskutoi për bisedimet, të cilat do të zhvillohen të hënën në Bruksel nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

Sipas deklaratës, Vuçiq tha se pret një takim shumë të vështirë, por vuri në dukje se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai shtoi se ai është i gatshëm të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit.

Chollet nga ana e tij theksoi se SHBA-të e mbështesin propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

“Duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara më parë në procesin e dialogut, që nënkupton edhe themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”, thuhet në deklaratë.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se takimi i së hënës do të jetë një hap pozitiv drejt arritjes së këtij qëllimi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të ndara me Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përpara se të mbajnë një takim të përbashkët.

BE-ja kërkon që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mes tyre në mënyrë që të përparojnë në integrimin e tyre me bllokun./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025