Vritet një grua në Ferizaj, një i plagosur
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një grua është vrarë të premten në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa është plagosur edhe një person.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar, Kanun Veseli zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt. 

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull , i cili është dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Sipas Veselit, i dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ai thekson se ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje. Sipas tij, ekipe të hetuesve dhe krimteknikët  janë në vendin e  ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndërsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025