Vritet në Nju Jork ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli, Kinu Rochford
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vritet në Nju Jork ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli, Kinu Rochford
New Project - 2026-07-14T163011.318
14/07/2026 - 16:35
Linku u kopjua

Ish-basketbollisti i skuadrës së Golden Eagle Yllit, amerikani Kinu Rochford, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pas një incidenti të rëndë me armë zjarri në Harlem të Nju Jorkut.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma, në një fushë basketbolli.

Pas një konflikti, ndaj Rochford u shtiu me armë zjarri duke e goditur në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe u shpall i vdekur. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë (një 28-vjeçar në këmbë dhe një 22-vjeçare në parakrah), të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia është ende në kërkim të të dyshuarit.

"Ai ishte një mentor për fëmijët këtu, duke u mësuar atyre se si të luanin. Ishte një njeri vërtet i mirë," u shpreh një mik i tij për mediat lokale.

Rochford kishte një karrierë të gjatë në basketbollin universitar amerikan dhe atë evropian, ndërsa në Kosovë luajti për ekipin e Yllit gjatë vitit 2021.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026