Michael Alexander Gloss, një 21-vjeçar amerikan dhe djali i një zyrtare të lartë të CIA-s, është vrarë gjatë luftimeve në Donetsk, ku ai po luftonte përkrah ushtrisë ruse kundër forcave ukrainase, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Vdekja që tronditi Uashingtonin
Kush ishte Michael Alexander Gloss?
Michael ishte biri i Juliane Gallina, zëvendësdrejtoreshë e CIA-s për inovacionin dixhital, dhe i Larry Gloss, drejtues i një kompanie të teknologjisë së sigurisë fizike. Megjithëse kishte një sfond të lidhur ngushtë me strukturat amerikane të sigurisë dhe inteligjencës, ai u përfshi në luftën e Ukrainës në anën e gabuar të historisë, siç po cilësohet nga shumë analistë perëndimorë, transmeton KosovaPress.
Sipas deklaratave të familjes, Michael kishte vuajtur nga probleme të shëndetit mendor për pjesën më të madhe të jetës së tij. Babai i tij, Larry Gloss, shprehet se:
“Michael luftoi me sëmundje mendore për një kohë të gjatë.”