“Vrasje në tentativë”, Policia arrestoi një të dyshuar në Pejë
Lexohet për: 2 min.
foto (004) pk
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ku sipas Policisë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, nga patrulla Policore ёshtё vërejtur njё veturё me targa vendore e cila ishte duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, tё cilës iu ёshtё vёnё pas patrulla policore, dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar: D.F. i lindur me1992,mashkull/Kosovar. I dyshuari kishte shtёnё nё drejtim tё veturёs me targa vendore pronë e viktimёs, tё cilёs i ka shkaktuar dёmё materiale, por viktima fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë.

Njësitet policore kanё arritur ta gjejnё edhe armёn e cila dyshohet se ёshtё përdorur në kёtё rast.

Një pistoletë, një karikator dhe tetë gëzhoja janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025