Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohen tre persona
Lexohet për: 1 min.
Vrasje-1-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tre persona janë arrestuar dje në Podujevë, pasi janë përleshur fizikisht në mes vete. Policia ka informuar se njëri person ka pësuar lëndime dhe gjendet për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK.

Gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/nje-person-arrestohet-per-vrasje-ne-tentative/
https://kosovapress.com/admin/vrasje-ne-tentative-ne-prishtine-3/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025