Vrasje në Pakashticë të Podujevës, kapet dorasi
Lexohet për: 1 min.
3 vite më parë
Linku u kopjua

Një person me inicialet M.K. (30) është vrarë sot në Pakashticë të Podujevës, ndërkohë që policia ka rritur të kapë autorin e vrasjes, me inicialet F.B. (34).

Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar  F.B. mashkull 34-vjeç. Në vendngjarje  janë sekuestruar dy armë gjuetie. Viktimë në këtë rast është M.K. (30), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.  

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025