Gjykata e Elbasanit ka vendosur “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarve për vrasjen në burgun e Peqinit, ndërsa vetëm njëri prej “detyrim paraqitjeje”.
Për shkak të disa probleme familjare, duke qenë se njëri prej fëmijëve ka probleme shëndetësore dhe se nuk ka kush të kujdeset, trupi gjykues ka vendosur që Vilson Shima të marrë dënimin “detyrim paraqitjeje”.
Sipas mbrojtjes disa prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me vendin ku ka ndodhur ngjarja, pasi shërbejnë në sektorë të tjera. Ndër të tjera, ata kanë shtuar se drejtori i burgut ka dërguar prej kohësh shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.
“Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shumë mangësi në funksionim”, kanë deklaruar ata. /tch
Vrasja në burgun e Peqinit, arrestohet drejtori dhe 12 punonjës të tjerë - KosovaPress