Gjykata caktoi paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin e parë, Ljupço Palevski Palço, për dy vrasjet e tmerrshme të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.
Paraburgimi do të hyjë në fuqi në momentin kur Palevski do të jetë në dispozicion të organeve të rendit. Nga gjykata theksuan se ekziston mundësia që ai të ndikojë tek dëshmitarët ose të përsërisë veprën penale.
Informacioni i ndarë më parë nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është se tre ditë pas rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës, më 30 nëntor, Palevski shkoi në Serbi dhe prej andej në Bullgari. Kur u pyet nga Alsat, policia bullgare u përgjigj se nuk kishte informacion se Palevski kishte kaluar kufirin e tyre.
“Deri më sot, nuk ka asnjë provë se Ljupço Palevski ndodhet në territorin e Republikës së Bullgarisë”, thonë Ministria e Brendshme e Bullgarisë
Ai dyshon se i ka zbuluar Palevskit detajet e lëvizjes së vajzës së tij, me qëllim që së bashku të zhvatin para nga ish-gruaja, e cila kohët e fundit ka shitur një banesë. Në deklaratën e tij fillestare në polici, ai ka mohuar përfshirjen, dhe e përsëriti të njëjtën gjë në deklaratën e sotme në Prokurori.
Në burgun e Shutkës, në qeli të veçanta dhe të ndarë nga të arrestuarit e tjerë, mbeten edhe të dyshuarit për rrëmbimin. Këta janë bashkëpartiakët e Palevskit, nga partia “Desna” që pranuan fajësinë, dhe i treguan policisë se si ndodhën vrasjet dhe rrëmbimet.
Gjetjet dhe raporti përfundimtar nga Instituti i Mjekësisë ligjore pas autopsisë së përfunduar duhet t’i dorëzohen prokurorit kompetent./Alsatm/