Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi: Ky rast na preku të gjithëve
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, tetë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

I ndjeri pas sulmit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, aty ku pas 6 dite ndërroi jetë.

Pas këtij rasti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka thirrur për mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Tema e kësaj mbledhje ishte "Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.

Bulliqi tha se ky rast u përmbyll në mënyrën më tragjike sepse Fejzullahu ka ndërruar jetë, teksa shtoi se aty do të diskutohet hapat që veprime të tilla mos të ndodhin më.

Në këtë mbledhje, Këshilli Komunal do të bisedojë për të marrë informacione më të detajuar të ecurisë të kësaj ngjarjeje që ka ndodhur.

Seanca është duke u mbajtur e mbyllur.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024