Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
hani elezit
7 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në terminalin doganor në zonën e Hanit të Elezit.

Bëhet fjalë për personat me incialet A.R i moshës 42 vjeçare, R.R 27 vjeç dhe I.L i moshës 38 vjeçare.

“Ndërkohë, personi N.L i dyshuar për veprën penale ‘Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’, është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ishte informuar për këtë rast më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Pasi kishin mbërritur në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë kishin kryer ekzaminimiet e nevojshme dhe hetimet fillestare zbuluan se person të panjohur, me qëllim përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, kishin depërtuar me forcë në njërin nga objektet e terminalit doganor.

Aty, sipas Policisë, kishin vjedhur pjesë metalike me përmbajtje bakri.

“Pas një pune intensive hetimore, sot, më datë 09.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona të dyshuar për këtë vepër penale. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025