Agjencia për Informim dhe Privatësi ka lansuar platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale. Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u tha se kjo platformë siguron që institucionet të jenë më të përgatitura për të siguruar të dhënat personale, rrjedhjen e tyre dhe mbrojtje nga sulmet e mundshme kibernetike, raporton KosovaPress.
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se ky projekt paraqet avancim shtesë për zbatimin e ligjit dhe forcimin e mekanizmave për kontrolle shtesë.
Zëvendësshefi i Misionit në ambasadën e ShBA-së, Ralan Hill, tha se ky projekt do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës të ndërtojnë qëndrueshmëri edhe të sigurisë kibernetike.
https://kosovapress.com/aip-lanson-platformen-per-identifikimin-e-rrjedhjes-se-te-dhenave-personale“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur këtë projekt përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, me qëllim që t'i ndihmojnë institucionet e Kosovës të ndërtojnë qëndrueshmëri të sigurisë kibernetike”, theksoi ai.
Lansimin e kësaj platforme e mirëpriti edhe zëvendës ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Nedjelko Spilek./KosovaPress/