Vonesa e rezultateve, VITA kërkon ndërhyrjen urgjente të Policisë dhe Prokurorisë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vonesa e rezultateve, VITA kërkon ndërhyrjen urgjente të Policisë dhe Prokurorisë
Vita
Foto Ilustruese
24/07/2026 - 15:28
Linku u kopjua

Qumështorja VITA ka njoftuar se i është drejtuar Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me kërkesë që të marrin mostrat paralele të produkteve të brendeve VITA dhe Holla, duke shprehur shqetësim për vonesën e rezultateve të analizave nga institucionet kompetente.

Sipas kompanisë, kërkesa është dorëzuar të premten, më 24 korrik 2026, pasi, siç pretendohet, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk i ka dorëzuar rezultatet e analizave brenda afateve ligjore, pavarësisht kërkesave të përsëritura të kompanisë.

VITA thotë se ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë dhe Prokurorisë Speciale për marrjen dhe ruajtjen e mostrave paralele, me qëllim parandalimin e çdo manipulimi të mundshëm me rezultatet e analizave për produktet e brendeve “Vita” dhe “Holla”.

Kompania gjithashtu pretendon se gjatë inspektimit të zhvilluar më 2 korrik 2026, një këshilltare politike e Ministrisë së Bujqësisë është prezantuar si inspektore, ndërsa, sipas saj, në vendngjarje ka qenë edhe pronari i kompanisë konkurrente. Për këtë arsye, VITA ka kërkuar që rasti të trajtohet nga organet e drejtësisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026