Von der Leyen: BE do të përdorë të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian do të përdorë të ardhurat nga asetet financiare ruse të mbajtura në institucionet bankare evropiane për të blerë kolektivisht armë për Ukrainën.

Kështu u shpreh sot në Strasburg gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, raporton  Ukrinform.

Japonia e Norvegjia ndihmojnë Ukrainën me 760 milionë dollarë • KosovaPress

"Është koha për të diskutuar përdorimin e fitimeve nga tarifat e aseteve të ngrira ruse për blerjen e përbashkët të pajisjeve ushtarake për Ukrainën. Nuk mund të ketë simbol më të fuqishëm se ky, apo përdorim më të përshtatshëm të këtyre parave për të bërë Ukrainën dhe të gjithë Evropën një vend më të sigurt për të jetuar”, theksoi von der Leyen.

Deklarata e Samitit Ukraina – Evropa Juglindore, mbështetet sovraniteti territorial i Ukrainës • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025