Von Cramon takim me Ramën, mbështet projektet për Prishtinën
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka pritur sot në takim eurodeputeten Viola von Cramon, me të cilën ka diskutuar mbi çështje të rëndësishme të pushtetit lokal, projektet nga fondet e BE-së, si dhe bashkëpunimin me qytetet e vendeve tjera.

Rama në një postim në Facebook ka shkruar se në fokus të takimit ishin zhvillimi i qëndrueshëm, mbrojtja e mjedisit dhe rritja e mundësive ekonomike dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Ndërsa, von Cramon shprehu mbështetjen e saj të plotë për iniciativat dhe projektet për transformimin e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, gjatë ditës është takuar edhe me kryetarë të partive politike, si dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ajo ndodhet për vizitë katër ditore në Kosovë, ku më 15 janar do të mbajë edhe një konferencë për media.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024