Volejboll/ Kosova në finale të Kampionatit Ballkanin në Beach Volley
Lexohet për: 1 min.
beach volley
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja U22  e Kosovës në Beach Volley, ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik, pas një paraqitjeje brilante në gjysmëfinale, të dielën në mesditë.

Ekipi i "Dardanëve", i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga trajneri Arben Bislimi, në gjysmëfinale u tregua i fortë për rivalët nga Rumania, Denis Boldis/George Breban, të cilët i mposhtën me rezultat 2-0 (21-18, 21-17).

Ishte një fitore e madhe ndaj një ekipi tejet kualitativ.

Në finale, Kosova U22 do të ndeshet me Turqinë (Batuhan Kuru\Sacit Kurt), të dielën, me fillim nga ora 18:30.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025