Vojvoda titullar në "Derby della Mole"
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Olimpico di Torino” do të jetë nikoqir i “Derby della Mole” apo ndryshe i ndeshjes mes Torinos dhe Juventusit, e vlefshme kjo për xhiron e 32 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Juventusi e mposhti 1:0 Fiorentinan, kurse Torino humbi 3:2 kundër Empolit, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Juventusi renditet në vendin e tretë në tabelë në kuotën e 62 pikëve, krahas Torinos që renditet në vendin e nëntë me 44 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Torino mungojnë Djidji, Gineitis, Pellegri dhe Schuurs, kurse te Juventusi nuk do të paraqiten Fagioli, Milik dhe Pogba.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Torino (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Rodriguez, Bungiorno, Tameze; Vojvoda, Ricci, Linetty, Bellanova; Vlasic; Zapata, Sanabria

Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Chiesa, Vlahovic

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025