VMRO DPMNE dhe koalicioni VLEN u dakorduan gjatë një takimi sot mbi parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme dhe se pas formimit të grupeve punuese, bisedimet do të vazhdojnë deri në finalizimin e tyre.
Alsat Maqedoni mëson ekskluzivisht se të dyja palët kanë gjetur tashmë një gjuhë të përbashkët për një nga pesë pikat e marrëveshjes parimore mes tyre.
VLEN kërkon tërheqjen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma e Ballkanit të Hapur. Kjo ide, siç mëson Alsat, është pranuar edhe nga VMRO DPMNE, ndonëse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për të, shkruan mediumi nga Maqedonia e Veriut.
Ballkani i Hapur është një iniciativë rajonale që synon përmirësimin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Ajo u themelua në vitin 2019 nga krerët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, fillimisht me emrin “Mini Schengen”.