Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për arrestimin, sfidat dhe përditshmërinë brenda burgut dhe lirimin e tij nga burgu.
Haradinaj në “Frontal” të T7, ka thënë se ka përcjellë debatet televizive duke i përgëzuar gazetarët për qasjen e tyre.
"Artan Behrami më ka bërë përshtypje kur ishte si analist. E kam këqyrë sa është subjektiv dhe real në kuptim të simpative, më i artikuluari në kuptimin real për t’ua shpjeguar njerëzve. Edhe pse komplet ju përgëzoj, por Artani ka qenë edhe kur u bë fushata, kush po fiton e s'po fiton, e kam pa që mund të keqkuptohet që është i njëanshëm, se në fund të fundit, njeriu e ka një simpati, pse jo, por asnjë gjë nuk e ka thënë që të shkojë në dobi të një krahu partiak, por ka qenë më reali për çka ka folur. Ka qenë më bindësi dhe ka qenë gëzimi më i madh kur e kam takuar aty", ka thënë Haradinaj.
Në pyetjen e autorit të emisionit Arsim Lani se si ka ndikuar te shefi i tij Hashim Thaçi qasja e Artan Behramit, Haradinaj është përgjigjur se ka qenë simpatia e tij.
"Ka qenë simpatia e tij, unë mendoj që është më i besueshmi ose të mos them unë me cilësuar se ai e di vetë, se nuk e kam dëgjuar, por prej admirimit kam folur me të, ndër më të besueshmit të presidentit Hashimit, në kuptimin si strukturë, si djalë i formuar", shtoi ai.