Vjedhje e rëndë në tentativë, arrestohen dy të dyshuar në veri të Mitrovicës
Lexohet për: 2 min.
policia-e-Kosoves-1-560x404-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohet të kenë thyer xhamat e disa kioskave në veri të Mitrovicës.

Rasti është iniciuar “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

“Me datë 11.04.2023 rreth orës 01:48, pas mesnatës, Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe angazhimeve të saj ligjore në ruajtjen e sigurisë, ka pranuar informatën se në tregun te ura kryesore, rruga “Kollashini”  Mitrovicë veri, dy persona të dyshuar janë duke thyer xhamat e disa kioskave, menjëherë patrulla policore në detyrë nga stacioni policor Mitrovicë veriu ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në lokacionin e raportuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Raportohet se personat e dyshuar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pasi kanë parë pjesëtarët e Policisë por këta të fundit kanë arritur t’i ndalojnë ata.

“Zyrtarët policor në funksion të parandalimit të vjedhjes dhe arrestimit të personave të dyshuar kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar dhe pas një pune të mirë profesionale kanë arritur që rreth orës 02:30, t’i ndalojnë dy të dyshuarit në rrugën “Kral Petri””, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Policisë, dy personat e arrestuar me inicialet A.R dhe LV janë të nacionalitetit serb.

Ata janë shoqëruar në Stacionin Policor në veri të Mitrovicës dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025