Vitin e kaluar në Onkologji u trajtuan 1.626 pacientë me kancer
Lexohet për: 1 min.
Klinikën e Onkologjisë
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vitin e shkuar janë trajtuan 1 mijë e 626 pacientë si raste të reja me sëmundje malinje.

Sipas një njoftimi të ShSKUK-së, prej tyre, 400 raste ishin të identifikuara me kancer në gji, 214 raste me kancer në mushkëri, 391 raste me kancer në traktin gastrointestinal, 419 raste me kancer në sistemin urgjenital dhe gjinekologjik, si dhe  205 raste me kancer në regjionin kokë-qafë.

“Gjatë vitit 2021, gjithashtu, në Klinikën e Onkologjisë ishin të shtrirë 356 pacientë për trajtim. Nga janari deri në dhjetor në këtë klinikë janë ofruar mbi 300 mijë shërbime të ndryshme onkologjike, mes tyre 105 seanca të brahiterapisë,  mbi 11 mijë seanca të rrezatimit, më shumë se 29 mijë terapi me citostatikë dhe më tepër se 1 mijë pacientë janë trajtuar me radioterapi”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024