Vitia nënshkruan udhëzimin e ri administrativ për shkollimin specialistik
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vitia nënshkruan udhëzimin e ri administrativ për shkollimin specialistik
arben vitia
Foto Arkiv
20/05/2026 - 16:16
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar udhëzimin e ri administrativ për shkollimin specialistik, i cili përfshinë tri politika të reja në mbështetje të specializantëve të rinj.

Vitia ndër të tjerash përmes një video-mesazhi në Facebook njoftoi se specializantët nga të gjitha trevat shqiptare Lugina e Preshevës, Maqedonia e veriut, Mali i Zi do të kenë trajtim të barabartë si specializantët nga Kosova, raporton KosovaPress.

Po në këtë video ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se shumë shpejt do të hapet edhe konkursi për specializatë.

“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për shkollimin specialistik, me tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë.  Qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për specializim, tash do të paguajnë vetëm 500€, njëjtë si qytetarët e Republikës së Kosovës. Për herë të parë, specializanteve që do të jenë në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa pas kthimit në specializim. Po ashtu, përvoja 1 vjeçare e punës tashmë do të jetë vetëm kriter poentues”, deklaron Vitia.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026