Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se para vetes kanë një sërë urgjencash dhe prioritetesh siç janë sigurimi i profesionistëve shëndetësor në fushat deficitare, zvogëlimin e listave të pritjes, kontrolli i sigurisë së barnave, mbikëqyrja e institucioneve private dhe shërbimeve që ofrojnë.
Ai tha se po këtë vit planifikojnë hapjen e konkursit të ri për specializantë, listën e re të barnave esenciale ndryshimi dhe furnizimi i institucioneve shëndetësore me barna dhe material shpenzues.
“Jam i vetëdijshëm që ka shumë mungesa në spitalet tona dhe vëmendja është tek trajtimi bazik. Ka një kulturë pune të munguar dhe po marrim masa ti evitojmë sa më parë.
Menaxhmentet e spitaleve duhet të performojnë krejt më ndryshe sesa kanë menaxhuar deri tani”, tha ai.
Ndërsa, theksoi se në këtë fillim viti furnizimi me barna dhe material shpenzues është më i qëndrueshëm krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.
Sipas tij në Klinikën e Onkologjisë furnizimi ka qenë 80%, derisa theksoi se ofrimi i kimioterapisë ta zhvillojnë edhe në një spital regjional.