“Ai grup, i cili udhëhiqet nga Lluka Petroviq, i cili është sekretar i qytetit për investime dhe që është një nga njerëzit më të rëndësishëm në SNS, përmes të cilit shkojnë të gjitha punët, na sulmuan, na goditën disa herë. Nuk ishte përleshje, sigurisht që nuk kemi ardhur ne të dy, të zihemi me dhjetë veta”, tha kryetari i SSP-së, Dragan Gjillas pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente.
Kujtojmë se ai dhe Gjorgje Aleksiqi u lënduan pasi u sulmuan nga një grup personash të cilët ishin duke ngjitur postera në të cilët opozitarët paraqiteshin si hajdutë, dhe që po shfaqen këto ditë në mbarë Beogradin.
Ai thotë se njëri nga fqinjët ka zbritur dhe ka thënë se ka parë nga dritarja se çfarë ka ndodhur dhe ka deklaruar se aty ndodheshin veturat e tyre – një Mercedes dhe dy vetura që ishin parkuar aty.
“Me sa dëgjoj, edhe Luka Petroviq ka ardhur për të raportuar diçka në Qendrën Emergjente, por nuk e di se çfarë sepse ka vrapuar nëpër rrugë si Husein Bolt, jo se i ka munguar diçka. Kjo është diçka që po ndodh në gjithë Serbinë. Më ndodhi sonte. Ka kaq shumë njerëz të rrahur gjatë gjithë këtyre viteve, në një situatë më të keqe se e imja. Deri sonte mendoja se të qenit deputet dhe kryetar i partisë opozitare më mbronte - me sa duket nuk druajnë nga asgjëje. Unë vetëm mund t'i këshilloj njerëzit që të ruajnë paqen dhe jetën, sepse koka e njeriut është më e vlefshme se çdo gjë", tha kreu i SSP.Kujtojmë se Aleksiqi nga forca e goditjeve ka disa hematoma në shpinë dhe në pjesën e pasme të qafës, ndërsa Dragan Gjillas e ka lënduar kyçin e këmbës dhe për shkak të lëndimeve të dukshme është fotografuar edhe koka e tij./N1/
https://kosovapress.com/dragan-gjillas-ne-qendren-emergjente-rrahet-nga-nje-grup-personash