Vitia jep detaje lidhur me protezat për invalidët e UÇK-së
Lexohet për: 2 min.
434187538_3665970980342224_399593842848471994_n
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka folur edhe për programin e trajtimit të pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike, ku ka deklaruar se të gjithë invalidët e UÇK-së, do të kompensohen për mirëmbajtjen e protezave të reja.

Vitia theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka ndarë edhe 2 milionë e 100 mijë euro, dhe përmes këtij buxheti në tri vitet e ardhshme, asnjë invalidë nuk do të ketë nevojë për shërbime jashtë institucioneve shëndetësore publike.

“Sa i përket invalidëve të UÇK-së shumica e kërkesave për mirëmbajtjen dhe rregullimin e protezave janë bërë në muajin nëntor dhe dhjetor të viti 2-23 përveç dy apo tre kërkesave që janë nga muaji gusht i viti të kaluar. Kur e kemi parë që është i kemi analizuar të gjitha rrugët dhe e gjithë qeveria jo vetëm Ministria e Shëndetësisë ka pasur ndjeshmërinë maksimale që të gjendet një herë e mirë që të institucionalizohet e gjithë proces dhe të shkojë përmes fondit të sigurimeve shëndetësore dhe nga vendimi që kemi marrë para pak ditës në Qeverinë e Republikës së Kosovës të gjitha këto kërkesa janë miratuar, janë në adresime sipër për trajtim jashtë vendit dhe të gjithë invalidët e UÇK-së, do të kompensohen për mirëmbajtjen për proteza të reja të cilat natyrisht është obligim, është më së pakti që mund të bëjmë për  këtë kategori por në anën tjetër, MSH-ja në tre vitet e ardhshme ka ndarë edhe një buxhet prej 2 milionë e 100 mijë euro, që këto shërbime përmes një plani të veprimit, nga viti i kaluar me këto investime materiale dhe në shtimin e resurseve njerëzore, këto shërbime mbas tre vite, invalidët e UÇK-së mos të kenë nevojë të dalin nga institucionet shëndetësore publike”, tha Vitia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024