Viti, arrestohet kontrabandisti i kërkuar
Lexohet për: 2 min.
dd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka informuar sot se ka arrestuar një kontrabandist të kërkuar në Viti.

I dyshuari I. M., viti i lindjes 1993 ka pasur urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata.

“Me datën 22 mars 2023, rreth orës 07:00, njësitë policore Taskforcë nga Policia Kufitare kanë ndaluar një automjet transportues në Mjak të Vitisë, me drejtues dhe pasagjer, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë legjitimimit të tyre ka rezultuar se i dyshuari, drejtuesi i mjetit, me iniciale I. M., viti i lindjes 1993, kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata kompetente, ku përveç kësaj po ashtu është vërtetuar se edhe mjeti të cilin e drejtonte ishte pa regjistrim valid.”, ka informuar Policia.

Pas veprimeve të ndërmarra, sipas Policisë, janë konfiskuar 40 thasë fara kungulli, 1000 kg dhe 50 pako arra të qëruara, 525kg, për të cilat “të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse dhe se të njëjtit po ashtu kanë pranuar se malli i ngarkuar është futur përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Republikën e Kosovës”.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari i cili kishte urdhërarrest i është dorëzuar stacionit policor përkatës për procedura të mëtejme.

 “Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, ka informuar Policia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025