Vila e Radoiçiqit, ministri Aliu jep detaje të reja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Vila-1068x601-1
20 orë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu ka dhënë detaje të reja për ndërtimin e vilës së kryeterroristit, Milan Radoiçiq te liqeni i Ujmanit.

Ai duke iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetëve opozitarë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se 'po supozojmë se shtëpia e Radoiçiq është ndërtuar në kohën kur kemi qenë ne në qeverisje'. Sipas tij, strukturat ilegale serbe kanë bërë edhe shumë punë të tjera, përfshirë Kodrën e Diellit, në vitin e parë dhe të dytë të qeverisë Kurti.

Por sipas tij, pas ndërtimit të stacioneve të reja policore dhe pas sulmit terrorist në Bansjkë në vitin 2023, është vendosur rregullt i plotë në shtrirjen e sovranitetit në veri.

“Po supozojmë se shtëpia është ndërtuar në kohën kur kemi qenë ne në qeverisje. Unë po iu them jo vetëm shtëpia e Radoiçiqit por edhe shumë punë të tjera që strukturat paralele i kanë bërë. Viti i parë i qeverisjes, mbase edhe viti i dytë i qeverisjes derisa ka ndodhur Banjska, strukturat paralele jo që s’kanë ndërtu por e kanë ndërtu Kodrën e Diellit dhe shumë gjëra të tjera, të cilat shteti jonë si ka pasur në kontroll. Kjo jo vetëm gjatë mandatit tonë por edhe shumë herët... Pasi që ka ndodhur Banjska janë krijuar kushtet që me vendos rregullt të plot dhe me ndal edhe vilën e Radoiçiqit”, tha ai./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024