Vëzhguesit ndërkombëtar dalin në terren, do ta monitorojnë fushatën dhe procesin zgjedhor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 orë më parë
Linku u kopjua
Tetëmbëdhjetë vëzhguesë nga tetëmbëdhjetë shtete të ndryshme të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), janë nisur nga Prishtina për në tërë Kosovën për të monitoruar fushatën dhe procesin zgjedhor.
Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, tha se gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve, do të jenë afër 100 vëzhguesë ndërkombëtarë.
Ajo dje në një konferencë për media sot tha se parimi themelor i Misionit për Vëzhgimin e zgjedhjeve janë paanshmëria dhe profesionalizmi.
Sipas saj, vëzhguesit afatgjatë janë të pavarur dhe të paanshëm.
Përveç kësaj, shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian theksoi se pak para datës së zgjedhjeve, misioni do të përforcohet edhe me 36 vëzhgues afatshkurtër.
Kjo është hera e shtatë që BE është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë. Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve nga BE dy ditë pas zgjedhjeve do të mbajë edhe një konferencë për media, ku do të ndahet deklarata preliminare e misionit.
Ndërsa pas dy muajsh do të publikohet raporti gjithëpërfshirës.