Digjet ETC në Suharekë, shkaktohen dëme të mëdha materiale dhe rrezikohen biznese tjera
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Zjarr i madh ka kapluar sot qendrën tregtare të ETC-së në Suharekë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se rreziku që zjarri të përhapet është eliminuar, megjithëse ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
“Sot me datë 19.01.2025 ,rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje. Zjarri ka marr përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arrit të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri”, tha Bytyqi.
E kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka shkruar në Facebook se po mundohet që ky zjarr të lokalizohet me aq kapacitete sa ka qyteti, transmeton klankosova.tv.
“Disa biznese janë përfshirë në rrezik nga zjarri. Po mundohemi ta lokalizojmë me kapacitetet qe i kemi”, ka shkruar Muharremaj.
Zjarrfikësit janë ende në vendngjarje dhe pritet të qëndrojnë aty, pasi që ka zjarre të vogla që po shperthejnë brenda Q.T ETC si dhe për shkak se në aferis gjendet Q.T Ben-CENTER dhe Restoranti GAMA.