Një qytetar nga qyteti i Lipjanit për shkak të ngjarjes së Epopesë së UÇK-së, ka vendosur që veturën e tij ta mbulojë me fotografi që simbolizonin datat 5, 6 dhe 7 mars, të cilën mandej e vendosi në Kompleksin Memorial në Prekaz. E këtë vepër e përgëzoi edhe Bekim Jashari.
Jashari në një prononcim për KosovaPress, tha se gjesti i qytetarit përveç që është për Epopenë e UÇK-së, ajo gjithashtu është edhe për simbolikën e Ushtrisë së Kosovës që të bëhet sa më shpejt pjesë e NATO-së.
Ndërsa qytetari që ka bërë këtë ide, Fitim Krasniqi shprehu dëshirën që Ushtria e Kosovës të jetë pjesë e NATO-s.
“Unë e kam shprehur dëshirën që t’ia urojë Kosovës në NATO, sepse është momenti që të jemi në NATO... Ideja më ka ardhur spontanisht... Dje e kam përfunduar të tërën, ndërsa mbrëmë e kam dorëzuar këtu”, tha Krasniqi.