Vetting-u në policinë shqiptare, më 18 dhjetor nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar
Lexohet për: 1 min.
vetting polici Shqiperi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit shqiptar po kalon në një fazë tjetër, që duket se do të hapë një kapitull të ri për uniformat blu.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Brendshme e Shqipërisë informon se javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar.

Pas ndryshimeve të fundit ligjore, vlerësimi do të kryhet nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

“Janë tre drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median”, thuhet në njoftim. /RTSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025