Vetëvrasja e 19-vjeçares, arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë
Lexohet për: 2 min.
fwqfwqfwq
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë nën dyshimet se ka kryer veprën penale shtytje në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje të një 19-vjeçareje me të cilën ishte i fejuar.

Më 8 shtator 2022, në orët e mbrëmjes Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte dërguar një person i gjinisë femërore pa shenja jete.

Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa sipas mjekut kujdestar personi B.Y. (19) ishte pranuar në spital pa shenja jete.

Policia ka filluar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, ku në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar disa dëshmitarë, ndërsa rasti me udhëzim të prokurorit ishte cilësuar si vdekje e dyshuar.

Mbrëmë, rreth orës 21:40, Njësia e Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Jug (NJHR) në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë arrestuar personin L.SH., (19), duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Hetimet në lidhje me rastin do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të NJHR-së në koordinim me prokurorin e shtetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025