Pas shtrenjtimit të biletave njëdrejtimëshe në Prishtinë, nga 1 korriku: nga 50 centë në 80 centë, reagoi Lëvizja Vetëvendosje Lëvizja- Qendra Prishtinë.
Kjo parti vlerëson se vendimi për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban është dëshmi se qeverisja e PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë ka zgjedhur t’ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta.
PDK dhe LDK kërkuan besimin e qytetarëve duke premtuar zgjidhje për trafikun dhe transportin publik. Uran Ismaili, partneri kujdestar i Përparim Ramës, premtonte transport publik falas. Sot, me PDK-në në pushtet, qytetarët nuk marrin transport falas, por një biletë dy herë më të shtrenjtë.
Kjo tregon se për PDK-në dhe LDK-në, premtimet zgjasin vetëm deri në ditën e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve, qytetarët përballen me tarifa më të larta, ndërsa Kryeqyteti vazhdon të ketë të njëjtat probleme: mungesë autobusësh, shërbim të pamjaftueshëm, pritje të gjata dhe mungesë vizioni për zhvillimin e transportit publik”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.“Megjithatë, përveç këtij financimi, qeverisja e Përparim Ramës ka vendosur ta shtrenjtojë edhe biletën. Prishtinasit paguajnë dy herë për të njëjtin shërbim. Një herë me taksat e tyre dhe një herë me biletën e shtrenjtuar.
Ky vendim është marrë pa asnjë analizë të qartë, pa asnjë logjikë ekonomike dhe pa asnjë vizion zhvillimor. Prandaj, ne e kundërshtojmë këtë vendim dhe kërkojmë nga ekzekutivi i Kryeqytetit ta tërheqë menjëherë.
Deri tash një biletë ditore kushtonte 80 centë. Kjo do të bëhet 1.2 euro në pagesë në dorë dhe 1 euro përmes “Kuletës Digjitale”.