Vetëvendosje nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Partinë Socialdemokrate zvicerane
Lexohet për: 2 min.
326206120_570180074970425_3935762678881565527_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate zvicerane.

Kështu thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në të cilin mes tjerash  thuhet se bashkëpunimi mes dy partive do të jetë në nivel të organizimit, politikës së jashtme, udhëheqjes, dhe diasporës.

“Të vetëdijshëm për lidhjen e ngushtë mes popujve tanë dhe duke synuar ngritjen e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy partive tona në një nivel të ri brenda frymës së bashkëpunimit dhe në interes të drejtësisë, solidaritetit dhe paqes, palët dakordohen për një sërë çështjesh thuhet në fillim të Memorandumit të Bashkëpunimit që u nënshkrua sot mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partisë Socialdemokrate zvicerane.   

Bashkëpunimi mes dy partive tona do të jetë në nivel të organizimit, politikës së jashtme, udhëheqjes, dhe diasporës. Do të ndajmë dije dhe përvojë që lidhen me këto fusha njëherazi duke synuar politika promovuese dhe zhvillimore mes dy vendeve tona në ekonomi, përfshirje më të madhe të diasporës në jetën politike dhe institucionale, përshpejtim të proceseve integruese në institucione të BE-së, dhe mbështetje të ndërsjellë për zgjedhjet nacionale në të dy vendet tona.

Këtë memorandum në nivelin e liderëve partiak, e nënshkruan Kryetari i PS zvicerane, z. Cédric Wermuth dhe Kryetari i LVV, z. Albin Kurti, i cili ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LVV, z. Alim Rama dhe Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga LVV, z. Hajrulla Ceku”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025