Vetëplagoset me armë zjarri në Prishtinë, policia i gjen edhe marihuanë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vetëplagoset me armë zjarri në Prishtinë, policia i gjen edhe marihuanë
policiashiriti
12/07/2026 - 11:25
Linku u kopjua

Një person ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi dyshohet se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 01:10. Viktima, i cili tashmë konsiderohet edhe i dyshuar, ka pranuar trajtim mjekësor për plagët e marra.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë, një predhë të shkrepur, si dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me rastin janë marrë njësitë relevante policore, ndërsa në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026