Zyrtari i caktuar nga KQZ për komunën e Zubin Potokut, Agim Kastrati ka deklaruar se procesi i votimit pro ose kundër kryetari të kësaj komune, Izmir Zeqiri ka filluar me kohë dhe deri tani nuk ka ndonjë problem të theksuar.
Ai derisa ka treguar sa qendra të votimit janë në këtë komunë, ka shtuar se sa u përket sigurisë nuk ka asnjë problem.
Kastrati tha se në këtë proces është angazhuar edhe policia. Ndërsa ka theksuar se përveç disa problemeve teknike, nuk ka probleme tjera të theksuara. Ai ka thënë se ka siguri për të vazhduar ky proces votimi.
Mes tjerash, ai ka thënë se deri në këto momente asnjë qytetarë nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në këtë komunë. Në këtë komunë kanë të drejtë vote mbi 6 mijë e 600 qytetarë në pesë qendra të votimit me 11 vendvotime. Po ashtu, në këtë objekt të komunës është e vetmja qendër që mund të votohet me kusht.