Vetaksident në magjistralen Gjakovë-Prizren, ndërron jetë një motorist
Lexohet për: 1 min.
sdjfhksjdfhskdf_907610
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person ndërroi jetë sot si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili informoi se viktima ishte i moshës 32-33-vjeçare.

Ai bëri të ditur se aksidenti ndodhi në hyrjen për në Gjakovë.

“Një motorist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmetë e ka humb kontrollin. Ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës, pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar me motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.

Ai u shpreh se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

Sipas tij, në rrugën ku ndodhi vetaksidenti shqiptohen shumë gjoba nga Policia./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024